Përgjegjësitë tona

Marrëdhënia #1: Pleqtë me anëtarët

Pleqtë e Kishës Dritë lidhin besën me anëtarët e Kishës Dritë që:

TË MBAJMË PËRGJEGJËSINË E PËRKUJDESJES BARITORE PËR KISHËN LOKALE PARA PERËNDISË NËN AUTORITETIN E JEZUSIT.
Bindjuni atyre që ju udhëheqin dhe u lëshoni udhë; se ata rrinë zgjuar mbi shpirtrat tuaja si ata që do të japin llogari. (Hebrenjve 13:17a)

T’IA KUSHTOJMË JETËN TONË LUTJES DHE STUDIMIT TË SHKRIMEVE PËR HIR TË NDREQJES, UDHËHEQJES DHE DASHURISË PËR KISHËN.
Ndërsa ne do t’i përkushtohemi lutjes dhe shërbimit të fjalës. (Veprat e Apostujve 6:4)

T’I JAPIM KISHËS MËSIM SHKRIMET ME SAKTËSI.
Dhe vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj dhe mësues… (Efesianëve 4:11). Prandaj, duhet që mbikëqyrësi të jetë i paqortueshëm, burrë i vetëm një gruaje, i përkorë, i matur, i rregullt, mikpritës, i aftë të japë mësim… (I Timoteut 3:2)

TA MBROJMË KISHËN NGA DOKTRINA DHE MËSUESIT E RREMË.
Që i mbahet fort fjalës së besueshme që është sipas mësimit, me qëllim që të jetë i zoti edhe për të nxitur në doktrinën e shëndoshë, edhe për të qortuar ata që kundërshtojnë. (Titit 1:9)

TË LUTEMI PËR ATA QË JANË TË SËMURË, DUKE I BESUAR JEZUSIT PËR SHËRIMIN E TYRE.
A është i sëmurë ndokush ndër ju? Të thërrasë pranë pleqtë e kishës dhe ata të luten mbi të duke e vajosur atë me vaj në emrin e Zotit. (Jakobi 5:14)

TA UDHËHEQIM DHE TA QEVERISIM KISHËN ME BESNIKËRI.
Pleqtë që kryesojnë mirë, duhet të çmohen të denjë për nderim të dyfishtë, veçanërisht ata që mundohen në fjalë dhe mësim. (I Timoteut 5:17)

TË SIGUROJMË PËRKUJDESJE BARITORE PËR NJERËZIT E KISHËS.
…Baritoni grigjën e Perëndisë, që është ndër ju, duke e mbikëqyrur jo me zor, por vullnetarisht, sipas Perëndisë. (I e Pjetrit 5:2a)

TË JETOJMË JETË QË IA VLEJNË TË NDIQEN DHE TË IMITOHEN.
Kujtoni ata që ju udhëhoqën, të cilët ju folën fjalën e Perëndisë, dhe duke vërejtur arritjen e sjelljes së tyre, imitoni besimin e tyre. (Hebrenjve 13:7)

TA PËRDORIM AUTORITETIN DHE BURIMET QË NA JANË BESUAR NË NJË MËNYRË TË DREJTË.
…Baritoni grigjën e Perëndisë, që është ndër ju, duke e mbikëqyrur jo me zor, por vullnetarisht, sipas Perëndisë; dhe jo me lakmi fitimi të turpshëm, por me gatishmëri; dhe jo si duke ushtruar zotërim mbi ata që ju janë dhënë në hise, por duke u bërë shembuj të grigjës. (I Pjetrit 5:2-3)

TË PUNOJMË PA U LODHUR NË ROLIN TONË SI PLEQ DHE UDHËHEQËS.
Tani, ju lusim, vëllezër, që t’i njihni ata që mundohen ndër ju dhe që ju kryesojnë në Zotin e ju heqin vërejtje; dhe t’i çmoni ata tej mase në dashuri, për shkak të punës së tyre. Jini në paqe ndër ju. (I Selanikasve 5:12-13)

TË USHTROJMË DISIPLINËN E KISHËS, MADJE EDHE MES PLEQVE.
Dhe po t’i shpërfillë ata, thuaja kishës. Dhe po ta shpërfillë edhe kishën, të jetë për ty sikurse pagani dhe tagrambledhësi. (Mateut 18:17 Ata që vazhdojnë të mëkatojnë, qortoji përpara të gjithëve, me qëllim që edhe të tjerët të kenë frikë. (I Timoteut 5:20)

Marrëdhënia #2: Anëtarët me anëtarët

Anëtarët e Kishës Dritë lidhin besë me njëri-tjetrin që:

TË JETOJMË NË PAQE NJËRI ME TJETRIN.
E mirë është kripa, por po të bëhet kripa e amësht, me çfarë do ta ndreqni?! Kini kripë në vetvete dhe jini në paqe me njëri-tjetrin. (Marku 9:50)

TA DUAM NJËRI-TJETRIN.
Po ju jap një urdhërim të ri, që ta doni njëri-tjetrin; që edhe ju ta doni njëri-tjetrin ashtu siç ju desha unë. (Gjoni 13:34)

T’IA KALOJMË NJËRI-TJETRIT.
Jini të dashur ndaj njëri-tjetrit me dashuri vëllazërore; në nderim t’ia tejkaloni njëri-tjetrit. (Romakëve 12:10)

TË JETOJMË NË HARMONI ME NJËRI-TJETRIN.
Mendoni të njëjtën gjë për njëri-tjetrin; mos t’ju rritet mendja, por shoqërohuni me të përulurit. Mos e mbani vetveten për të mençur. (Romakëve 12:16)

TË MOS I VËMË GUR PENGESE NJËRI-TJETRIT.
Prandaj, të mos gjykojmë më njëri-tjetrin, por gjykoni këtë më tepër: që të mos i vihet pengesë vëllait apo shkandull. (Romakëve 14:13)

TA PRANOJMË NJËRI-TJETRIN.
Prandaj, pranojeni njëri-tjetrin, ashtu si edhe Krishti ju pranoi për lavdi të Perëndisë. (Romakëve 15:7)

TA UDHËZOJMË NJËRI-TJETRIN.
Tani, vëllezërit e mi, edhe unë vetë jam i bindur lidhur me ju se edhe ju vetë jeni plot mirësi, të mbushur me çdo njohuri dhe duke qenë në gjendje edhe për të këshilluar njëri-tjetrin. (Romakëve 15:14)

TA NGUSHËLLOJMË NJËRI-TJETRIN.
Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, merrni zemër, mendoni të njëjtën gjë, jini në paqe; dhe Perëndia i dashurisë e i paqes do të jetë me ju. (II Korintasve 13:11)

T’I SHËRBEJMË NJËRI-TJETRIT.
Se ju u thirrët për liri, o vëllezër; vetëm mos e ktheni lirinë në një rast për mishin, por, nëpërmjet dashurisë, shërbejini njëri-tjetrit. (Galatasve 5:13)

TË MBAJMË BARRËT E NJËRI-TJETRIT.
Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. (Galatasve 6:2)

TË JEMI TË MIRË NJËRI ME TJETRIN.
Por bëhuni të mirë ndaj njëri-tjetrit, të përzemërt, duke e hirësuar njëri-tjetrin, ashtu si edhe Perëndia ju hirësoi në Krishtin. (Efesianëve 4:32)

TA FALIM NJËRI-TJETRIN.
Por bëhuni të mirë ndaj njëri-tjetrit, të përzemërt, duke e hirësuar njëri-tjetrin, ashtu si edhe Perëndia ju hirësoi në Krishtin. (Efesianëve 4:32)

T’I NËNSHTROHEMI NJËRI-TJETRIT.
…Duke iu nënshtruar njëri-tjetrit në frikën e Krishtit. (Efesianëve 5:21)

T’I THEMI TË VËRTETËN NJËRI-TJETRIT.
Mos e gënjeni njëri-tjetrin, sepse e zhveshët njeriun e vjetër bashkë me veprimtaritë e tij. (Kolosianëve 3:9)

TA MËSOJMË DHE TA KËSHILLOJMË NJËRI-TJETRIN.
Fjala e Krishtit të banojë në ju pasurisht, në çdo urtësi, duke e mësuar dhe duke këshilluar njëri-tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke i kënduar Perëndisë me hir në zemrat tuaja. (Kolosianëve 3:16)

TA INKURAJOJMË NJËRI-TJETRIN.
Prandaj, jepini zemër njëri-tjetrit dhe ndërtoni njëri-tjetrin, ashtu siç edhe bëni. (I Selanikasve 5:11)

T’I JAPIM ZEMËR NJËRI-TJETRIN.
Por jepini zemër njëri-tjetrit për çdo ditë, derisa thuhet kjo “sot”, me qëllim që të mos ngurtësohet ndokush prej jush nga mashtrimi i mëkatit. (Hebrenjve 3:13)

TA NXITIM NJËRI-TJETRIN.
Dhe t’i kushtojmë vëmendje njëri-tjetrit, që të ngacmojmë njëri-tjetrin për dashuri dhe vepra të mira. (Hebrenjve 10:24)

TË MBLIDHEMI ME NJËRI-TJETRIN.
…Duke mos braktisur të mbledhurit bashkë tonin, siç e kanë zakon disa, por duke i dhënë zemër njëri-tjetrit; dhe aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet. (Hebrenjve 10:25)

T’I RRËFEJMË MËKATIN NJËRI-TJETRIT.
Rrëfejani, pra, njëri-tjetrit mëkatet dhe lutuni për njëri-tjetrin, në mënyrë që të shëroheni; shumë forcë ka përgjërimi i të drejtit, duke qenë veprues. (Jakobit 5:16)

T’I TREGOJMË MIKPRITJE NJËRI-TJETRIT.
Jini mikpritës për njëri-tjetrin, pa murmuritje. (I e Pjetrit 4:9)

TË SILLEMI ME PËRULËSI ME NJËRI-TJETRIN.
Në mënyrë të ngjashme ju më të rinjtë, nënshtrojuni pleqve. Dhe të gjithë ngjishuni me përulësinë ndaj njëri-tjetrit, sepse “Perëndia u kundërvihet krenarëve, por u jep hir të përulurve”. (I e Pjetrit 5:5)

Marrëdhënia #3: Anëtarët me pleqtë

Ne, anëtarët e Kishës Dritë lidhim besën me pleqtë e Kishës Dritë që:

TË LUTEMI PËR TA.
Lutuni për ne, sepse jemi të bindur që kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në të gjitha gjërat. (Hebrenjve 13:18)

T’JU BINDEMI DHE T’JU NËNSHTROHEMI.
Bindjuni atyre që ju udhëheqin dhe u lëshoni udhë; se ata rrinë zgjuar mbi shpirtrat tuaja si ata që do të japin llogari, me qëllim që ta bëjnë këtë me gëzim e jo duke psherëtirë, sepse kjo do të ishte jofitimprurëse për ju. (Hebrenjve 13:17)

TË NDJEKIM SHEMBULLIN E TYRE.
Kujtoni ata që ju udhëhoqën, të cilët ju folën fjalën e Perëndisë, dhe duke vërejtur arritjen e sjelljes së tyre, imitoni besimin e tyre. (Hebrenjve 13:7)

TË BESOJMË MË TË MIRËN PËR TA.
Kundër një plaku mos prano padi, përveçse kur qëndron mbi dy ose tre dëshmitarë. (I Timoteut 5:19)

TË JAPIM ME BESNIKËRI PËR TË SIGURUAR PËR NEVOJAT E TYRE.
Pleqtë që kryesojnë mirë, duhet të çmohen të denjë për nderim të dyfishtë, veçanërisht ata që mundohen në fjalë dhe mësim. Se Shkrimi thotë: “Kaut që është duke shirë, nuk do t’i vësh hundëz”, dhe: “Punëtori është i denjë për pagën e vet”. (I Timoteut 5:17-18)

T’I RESPEKTOJMË PËR PUNËN E TYRE TË PALODHUR PËR KISHËN.
Tani, ju lusim, vëllezër, që t’i njihni ata që mundohen ndër ju dhe që ju kryesojnë në Zotin e ju heqin vërejtje; dhe t’i çmoni ata tej mase në dashuri, për shkak të punës së tyre. Jini në paqe ndër ju. (I Selanikasve 5:12-13)