Mirë se vjen!

Ne ekzistojmë që të njohim dhe të dëshmojmë Jezu Krishtin, për lavdinë e Perëndisë dhe gëzimin e shumë njerëzve.

Vizioni Ynë

Ne besojmë se Perëndia ka një popull të madh në këtë qytet të cilin do ta thërrasë, që nëpërmjet pendimit dhe besimit, të bashkohen me Krishtin, i cili na jep një identitet të ri dhe një mision fisnik për të dashur, shërbyer dhe për tu shpallur njerëzve të vendit tonë lajmin e tij të mirë. Rilindja frymërore dhe personale nga Fryma e Shenjtë nëpërmjet ungjillit, do të rezultojë në ripërtëritje të individëve, martesave, familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Ne duam ta arrijmë këtë, duke qenë një kishë e përqendruar te ungjilli dhe duke shkuar në mision për të predikuar ungjillin dhe për të bërë dishepuj nga të gjitha kombet.

Vlerat tona themelore

Perëndia është qendra e jetës sonë.

Jezusi është thesari ynë.

Fryma e Shenjtë banon në ne dhe na fuqizon.

Bibla - Fjala e Perëndisë qeveris jetën tonë.

Lutja tregon varësinë tonë në Perëndinë.

Misioni - Porosia e Madhe është motivi ynë.

Dishepullimi është përkushtimi ynë.

Kisha vendore është përparësia jonë.

kanali youtube

Mund të ndiqni video shërbesave, seminareve dhe konferencave të organizuara nga Kisha Dritë Tiranë tek kanali ynë i Youtube.

Shërbesat në Kishën Dritë

Takimi i Burrave

Cdo të hënë në orën 18:00

Takimi i Lutjes dhe Studimit​

Cdo të mërkurë në orën 18:00

Takimi i Grave

Të enjten cdo 2 javë në orën 18:00

Takimi i Fëmijëve

Cdo të premte në orën 17:00

Takimi i të Rinjëve

Cdo të premte në orën 17:00

Shërbesa Kryesore

Cdo të diel në orën 11:00